Në Tiranë zhvillohet sot Samiti i Evropës Juglindore-Ukrainë, që do bashkëdrejtohet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.  

I pari që ka mbërritur ka qenë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka qëndruar për disa minuta në tapetin e kuq, ku ka diskutuar me kryeministrin Edi Rama.

Më pas së bashku ata kanë pritur një e nga një të gjithë liderët e tjerë që marrin pjesë në këtë samit.

“Mbërritja e liderëve për pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë – Europa Juglindore, për të dëshmuar edhe njëherë vlerat që na bashkojnë në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës dhe njerëzve të saj”, shkruan Rama në Facebook.

Më herët gjatë paradites së sotme, Rama dhe Zelensky firmosën disa marrëveshje bashkëpunimi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re