Skip to content

VIDEO-LIVE/ Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE mbi planin e ri të rritjes ekonomike, Rama pret liderët në Pallatin e Kongreseve

edi rama bregu

Pas samitit të zhvilluar dje në Tiranë për Ukrainën, sot kryeqyteti pret një tjetër samit, atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të BE-së, me fokus integrimin e rajonit në Bashkimin Europian dhe zbatimin e planit të rritjes ekonomike.

Kryeministri Edi Rama si organizator i këtij aktiviteti ka pritur liderët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin e Kongreseve.

E para që ka mbërritur në tapetin e kuq ka qenë Majlinda Bregu, e cila mban edhe detyrën e Sekretares se Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC)

Plani i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore. Rritja e integrimit ekonomik me tregun unik të Bashkimit Evropian. Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal. Përshpejtimi i reformave themelore. Rritja e ndihmës financiare. BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

“”