Skip to content

VIDEO/ Liverpool mposht Interin, fiton Barça. Të gjitha rezultatet e mbrëmjes

Janë mbyllur ndeshjet e kësaj të marte, të vlefshme për raundin e gjashtë në fazën e grupeve të Champions League.

Fitore minimale për Liverpool teksa mposhti 0-1 në “San Siro” Interin.

“The Reds” u mjaftuan me golin e Dominik Szoboszlai në minutën e 88.

Barcelona arriti një fitore tepër të rëndësishme, duke mundur me përmbysje skuadrën e Frankfurt, 2-1.

Sfida e luajtur në “Camp Nou” nisi si mos më keq për blaugranat, të cilët e pësuan në minutën e 21’ nga Knauff, por në pjesën e dytë, Kounde shënoi dy herë brenda 3 minutash (50’-53’), për të përmbysur takimin.

Në Bergamo, Chelsea u mposht me përmbysje 2-1 nga Atalanta.

Rezultatet e mbrëmjes së sotme: