Skip to content

Video- Lobimi rus/ Yuri Kim zbarkon në KQZ, mbledh edhe Tabakun, Kryemadhi dhe Gjiknurin

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ndodhet në ambientet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku po zhvillon një takim me Ilirjan Celibashin.

 

Në këtë takim, po marrin pjesë edhe përfaqësues të partive politike.

 

Kështu, Jorida Tabaku nga PD, Damian Gjiknuri nga PS, Monika Kryemadhi nga PL dhe  Arjan Madhi nga PR janë paraqitur në ambientet e KQZ.

 

Paraprakisht mësohet se temë e diskutimit të jetë financimi i partive politike.

 

Kjo lëvizje, vjen një ditë pas publikimit të dokumenteve nga administrata amerikane për financimin e 500 mijë dollarë të PD-së në vitin 2017 nga Rusia.