Luftime të ashpra kanë filluar në kufirin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

 

Sipas raportimeve, mësohet se si pasojë e këtyre të shtënave, janë shënuar shumë viktima, mes forcave ushtarake nga të dyja shtete.

 

Sipas asaj që njofton Ministria e Mbrojtjes armene, lufta filloi në orën 00:15 minuta të datës 13 shtator, kur sipas autoriteteve forcat e armatosura të Azerbajxhanit filluan sulmet me armë dhe artileri të rënda.

 

“Në orën 00:05 të datës 13 shtator, forcat e armatosura të Azerbajxhanit filluan sulme me artileri të rëndë dhe armë të kalibrit të rëndë kundër pozicioneve të ushtrisë armene pranë rajoneve Goris, Sotk dhe Jermuk”, thuhet në njoftimin e ministrisë armene.

 

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se forcat e saj nisën sulmet në shenjë hakmarrjeje për minimin e zonave nga armenët në Dashkasan, Kalbazar dhe Laçin.

 

Heavy fighting taking place between Armenia and Azerbaijan tonight. pic.twitter.com/pWqsElqRre

— Visegrád 24 (@visegrad24) September 12, 2022

 

Duke fajësuar Jerevanin për përleshjet, ai tha se kishte viktima midis forcave ushtarake nga të dyja palët.

 

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut. Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua përsëri në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azere morën kontrollin e disa sektorëve.

 

Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit.

 

⚡️The video is probably from the border of Azerbaijan with Armenia from local social networks.

It is reported that Azerbaijan used Bayraktar drones to attack Armenian military bases. Shelling was recorded in Goris, Jermuk, and Vardenis.

👉 Follow @Flash_news_ua https://t.co/oYzK4L79zO pic.twitter.com/Y46ilZoRAt

— FLASH (@Flash_news_ua) September 12, 2022

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re