Milani arriti një fitore të rëndësishme përballë Pisas në sfidën hapëse të javës së 25-të të Serie A me rezultatin 1-2.

Takimi nisi mjaft mirë për të besuarit e Allegrit, por goli erdhi në minutën e 39’ nga Loftus-Cheek.

Në minutën e 56’, Fullkrug gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke humbur mundësinë të dyfishonte shifrat.

Loyola barazoi në minutën e 71’ duke shtangur kuqezinjtë, por në minutën e 85’, Luka Modriç siguroi tre pikët.

“Djalli” u detyrua ta mbyllte ndeshjen me 10 lojtar, pas daljes me karton të kuq të Rabiot në minutën e 91’.

Me këtë sukses Milani shkon në kuotën e 53 pikëve, 5 më pak nga Interi kryesues.

GOLAT

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re