Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme  në rrugën Transballkanike pranë Gjykatës së Apelit  në Vlorë.

 

Makina tip BMW ka qenë në korsinë e kundërt dhe  nga shpejtësia ka humbur kontrollin.Më pas mjeti  është përplasur me tabelat dhe trafikndarësen dhe ka përfunduar në korsinë tjetër, ku ka shkaktuar dhe  dëmtime në një makinë tip Honday.

 

Si pasojë është lënduar drejtuesja e saj një grua e cila drejtonte BMW.

 

E lënduara ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Automjeti BMW seria 3 që ka shkaktuar aksidentin  ka bërë që në rrugë të rrëzohet  edhe një prej shtyllave të ndricimit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re