‘Fax News’ ka siguruar pamjet nga aksidenti i rëndë në Kukës ku forcat policore dhe të zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e makinës nga ujërat e liqenit të Fierzës.

Burime bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një 55 vjeçar dhe ka shpëtuar mrekullisht i biri.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në këmbët e urës së Drinit të Zi në hyrje të Kukësit, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminën pranë liqenit dhe si pasojë ka humbur jetën nje shtetas rreth 55 vjeç. Viktima është S. Demnushaj

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë  të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në hyrje të urës së Drinit të Zi, Kukës, shtetasi A. D., banues në fshatin Mamëz, i cili udhëtonte së bashku me babain shtetasin S. D, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka rënë në liqen, ku për pasojë pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. D. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të pasagjerit, shtetasit S. D., 60 vjeç, banues në fshatin Mamëz, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi A. D., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re