Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 18-vjeçari mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Qafë Thanë.

Mjeti i drejtuar nga Meglind Zeneli ka qenë me shpejtësi dhe ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në kanal, dhe për pasojë ka humbur jetën 18-vjeçari Dorian belba dhe kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët e tjerë Gerlad Verçani dhe Janikos Shyti.

Lexo edhe :Related Posts

Siç shihet edhe në video, makina është e shkatërruar komplet, ndërsa shohim edhe pjesë të mjetit të shpërndara në tokë.Të katërt personat që ndodheshin në makinën Benz AB297FX, janë nga fshati Qukës i Librazhdit.

Njoftimi:

Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re