Efektivët e Policisë Rrugore duhet të kenë mbetur jo pak të habitur me atë çfarë tregoi radari mbi shpejtësinë e një mjeti në Sauk.

Një qytetar po drejtonte mjetin me 221 km në orë ndërsa është regjistruar nga një patrullë e stacionuar në Sauk.

Video është publikuar nga vetë Policia ndërsa bëhet thirrje që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor për të pasur një destinacion të sigurt.

Sipas Policisë, lëvizja me shpejtësi të tilla të frikshme përbën rrezik jo vetëm për jetën e atyre që udhëtojnë në mjet, por edhe të qytetarëve të zakonshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re