KRUJË- Një makinë tip “Benz” është djegur në afërsi të fshatit Brret në Krujë mbrëmjen e sotme.

Autovetura me të cilën udhëtonin 4 persona ka marrë flakë ne ecje dhe si pasojë e flakëve është djegur totalisht dhe pse ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e menjëhershme.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi personat që udhëtonin në të kanë konstatuar flakët dhe me pas braktisin mjetin.

Grupi hetimor ka nisur verifikimet për të caktuar shkaqet e këtij incidenti, që fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në njerëz./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re