KORÇË- Një mjet është përfshirë nga flakët pak momente më parë më rrugën kryesore midis gjykatës dhe spitalit. Nuk dihen rrethanat, por mjeti përfundoi pranë një kantine, që shiste hamburgerë, ndërsa u dogj pjesërisht bashkë me të.

Zjarrfikësit mbërritën më vendngjarje dhe policia po bën hetimet për zbardhjen e saj. Dyshohet që djegia e mjetit ka ardhur si pasojë e përplasjes. Mjeti drejtohej nga një vajzë e cila është në gjendje të mirë shëndetësore./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re