Një aksident raportohet se ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës, konkretisht në aksin Marikaj-Vorë, ku disa automjet janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas me një kamion.
Si pasojë e përplasjes së fortë kamioni është përmbysur në rrugë.
Momentalisht nuk raportohet për persona të lënduar, por nga aksidenti është shkaktuar trafik i rënduar, në këtë aks që lidh Tiranën me Durrësin.
