Skip to content

VIDEO/ Makinat copë dhe njerëz të shtrirë në rrugë, aksident me disa të plagosur në Levan-Tepelenë

Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë të mërkurë në aksin Levan-Tepelenë.

Paraprakisht raportohet për të paktën tre të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë policia po heton mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Pamjet pak çaste pas aksidentit: