Pesë persona mbeten të plagosur 2 prej të cileve në gjendje të rëndë, pas përplasjes së dy automjeteve në rrugen Shëngjin-Lezhë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18 e 30 minuta të së shtunës, pranë lagjes “Xhenjo” dhe në të u përfshinë një automjet tip “Benz” me një “Skoda”.

Përplasja kokë më kokë, ishte mjaft e fortë dhe për pasojë mbeten të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret që udhetonin me to.Ata u dërguan me urgjence në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë për jeten si pasojë e frakturave të marra në disa pjesë të trupit.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti i cili paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga parakalimi i gabuar i njërës prej makinave, duke sjell dhe përplasjen e fortë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re