Pastrimi i qytetit të Shkodrës është paralizuar, për shkak se landfilli i Bushatit ka ulur traun dhe nuk lejon asnjë kompani që të depozitojë mbeturinat e qytetit.

Shkak për këtë pengesë u bë mosdarkotesia e bashkisë së Shkodrës në lidhje me vendimin e rritjes së tarifes së depòzitimit me 43 %.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, makinat e pastrimit të qytetit Shkodër gjenden të parkuara në ambientet e jashtme të landfillit të Bushatit, duke e bërë situatën e pastrimit kritike në qytetin verior.

Kujtojmë se ditën e djeshme nisur nga kjo situatë, pranë landilldit mbërriti dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila u shpreh se vijimësia e kësaj situate mund të shkaktojë një katastrofë mjedisore për Bashkinë që ajo drejton.

Voltana kërkon nje diskutim teknik me instancat përkatëse për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë. Nga ana tjetër bashkia e Vaut të Dejës, deklaroi se landfilli ose duhet të mbyllet ose duhet të ketë një rritje të çmimit për të përmirësuar kushtet teknike dhe mirëfunksionimit e tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re