Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pasur një “video call” direkte nga zyra e saj me ekipin e mjekëve dhe infermierëve që në këto momente po shërbejnë në Spitalin Infektiv tek pacientët e konfirmuar me COVID-19.
Grupi i mjekëve ndodhet i karantinuar duke trajtuar të infektuarit. Në video shihet teksa ministrja pyet për të infektuarit. Shefja e Shërbimit Infektiv Najada Çomo shpjegoi gjatë lidhjes direkte me ministren që gjendja e 8 të prekurve është e stabilizuar.
Gjatë bashkëbisedimit me ministren, mjekët e infektivit kërkuan që gjithë qytetarët të kenë besim tek puna e tyre sepse po përpiqen për të bërë më të mirën e mundshme.
https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0
MIRËNJOHJA S’KA FUND PËR HERONJTË E SPITALIT INFEKTIV, QË JO VETËM PO BËJNË BETEJËN E JETËS SË TYRE NËN ATË ÇATI, POR PO TREGOJNË NJË AFTËSI TË ADMIRUESHME PROFESIONALE NË ÇDO ASPEKT KRENAR PËR OGERTËN QË PO UDHËHEQ ME PËRKUSHTIM TË MADH, QARTËSI E VENDOSMËRI MBRESËLËNËSE NË NJË FRONT, KU ÇDO ORË ËSHTË NJË SFIDË MË VETE DHE KU FUNDI I TUNELIT ËSHTË ENDE LARG ME KËTA NJERËZ JINI TË BINDUR SE SHQIPËRIA DO TË BËJË MË TË MIRËN E MUNDSHME
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 13. März 2020