Shpesh qetësia publike në kryeqytet “trazohet” nga maniakët seksualë, përfshirë mosha të ndryshme.

I tillë është një rast që ka mbërritur së fundmi në redaksinë JOQ Albania, ku një i moshuar është filmuar nga disa qytetarë duke ngacmuar një zonjë në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë. Siç shihet edhe në video, ai e ngacmon përgjatë rrugës, ndërsa zonja përpiqet të largohet. Rasti duket vërtetë shqetësues dhe nuk dihet nëse janë marrë masat e nevojshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re