Një masakër mjedisore po ndodh në kurorën e pishave në Krujë. Faxnews ka arritur të sigurojë videon se si mbetjet e qytetit hidhen gjate orëve të para të mëngjesit pranë varrezave të Krujes, aty ku zona përreth eshtë me pisha, jashtë vemendjes.

Mësohet se mjetet e grumbullimit të mbetjeve urbane në Fushe Kruje, pasi kamionët e tyre mbushen nga kazanet e mbeturinave në qytet, gjatë oreve të mëngjesit, më pas ngjiten rruges se qytetit te Krujes.

Ndërkaq automjeti devijon rrugën pranë varrezave të Krujës dhe më pas shkarkohet ne zonën e pishave duke sjellë katastrofë mjedisore, ndotje të madhe nga mbetjet e gjithë Fushë Krujës.

Pamjet e sjella e që i ka siguruar Faxnews jane të orëve të para të mëngjesit, pasi automjeti i pastrimit mbushet në kazanët e Fushe Krujës, dhe me pas zbrazet në kurorën e gjelbër të pishave ne afërsi të Krujes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re