Skip to content

VIDEO/ Masat e reja anti-Covid shkaktojnë kaos në Morinë, radha e makinave që presin të futen në Kosovë mbi 5 km

Një radhë makinash mbi 5 km është krijuar mbrëmjen e sotme në Morinë, aty ku qytetarë të shumtë presin të kalojnë në Kosovë.

Numri i madh i viktimave dhe te infektuarve me Covid-19 ka bërë që Kosova të shtrengoj masat ndaj Covid-19, të cilat sot kanë hyrë në fuqi dhe do të jenë në fuqi deri më 13 shtator. Një prej masave është se të gjithë personat e pa vaksinuar që do të hyjnë në Kosovë edhe permes pikave te kalimit kufitar me Shqiperine pavaresisht shtetësise, duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim apo teste PCR dhe antigen ose në të kundërt duhet të izolohen për shtatë dite.

Por, testi nuk do të jetë i nevojshëm në rast se qytetari ka dëshmi të vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19. Pra, kushdo që është i vaksinuar nuk ka nevoje për testin PCR.Të njëjtat masa vlejnë edhe për shtetasit e Shqipërise, që duan të futen në Kosovë. Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën bilancin më tragjik, 36 viktima nga koronavirusi.

Ky është numri më i larte i viktimave, që prej fillimit te pandemisë në mars te vitit te kaluar. Ministria e Shendetesise së Kosovës tha se 19 viktima ishin femra, ndersa 17 meshkuj, nga 20 deri në 80 vjeç. Qeveria e Kosovës vendosi rikthimin e orës policore, ndërsa hapja e shkollave e programuar në 1 shtator, u shty me dy javë.

Nderkohë dhjetra shtetas te Shqipërisë janë kthyer nga pala kosovare pasi nuk kishin test dhe certifikatë vaksinimi, ndërkohe që në Morinë ka një fluks të hyrjeve të kosovarëve për në Shqipëri pa dëshmine e asnjë dokumenti.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb