Mbërrijnë në Durrës familjarë dhe tifoz të skuadrës së Feinordit. Grupi i organizuar ka ardhur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Tiranës dhe po akomodohen në një nga hotelet në breg të detit. Bëhet me dije se do të qëndrojnë për afro 48 orë në Durrës.

Ndërkohë pritet që ditën e nesërme të vijë pjesa tjetër e tifozëve të Romës.

Burime zyrtare nga porti detar i Durrësit bëjnë me dije se tragetet e linjës Durrës-Bari, ditën e finales Roma-Feinord nuk do të nisen si zakonisht, por 5 orë me vonesë, pra në orën 03.00 të mëngjesit të datës 26 maj. Kjo në mënyrë që tifozët italianë të mund të udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit pasi të ketë përfunduar ndeshja. Dy tragetet e linjës kanë një kapacitet për 5 mijë udhëtarë. Nga 2500 secili.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re