Pamjet që shihni vijnë nga Spitali Infektiv ku ka mbërritur edhe rasti i parë me COVID-19 për ditën e sotme.
“News 24” raportin se bëhet fjalë për një burrë nga Shkodra.
Siç shihet edhe nga pamjet, autoambulanca pasi ndalon para hyrjes së Infektivit, COVID 1-it, nga mjeti del një burrë i moshuar, i cili futet vet brenda në spital.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, tre raste janë paraqitur në Infektiv nga qyteti i Shkodrës. Aktualisht në këtë qytet numri i personave të infektuar ka shkuar në 103.
