Ekipi i 30 mjekëve dhe infermierëve që ishin në Itali për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19, mbërritën në Tiranë. Ata u pritën në aeroportin Rinasit nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ajo i falënderoi ata për punën dhe angazhimin në Lombardi,në një nga zonat më të prekura në vend dhe e quajti punën e tyre të lavdërueshme.

“Jam krenare për ju. Keni shkruar një faqe të re të historisë të popullit italian dhe atij shqiptar”

Mjekët dhe infermierët shqiptarë shërbyen për një muaj në spitalet e rajonit të Lombardisë, rajoni më i goditur në Itali nga Covid-19.

“Rikthehet shëndosh e mirë ekipi i parë i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që shërbyen në ndihmë të Italisë mike”, shkroi kryeministri Rama në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re