Skip to content

VIDEO/ Mbështetja për ekipin e zemrës për pak u kthye në tragjedi, momente paniku në stadiumin shqiptar

 

Një moment paniku u regjistrua në qytetin e Sarandës gjatë ndeshjes së Kategorisë së Dytë Butrinti-Labëria, që përfundoi 2:0.

Një grumbull tifozët kishin hipur mbi çatinë e një ndërtese, për të ndjekur ndeshjen e Kategorisë së Dytë, duke rrezikuar jetën e tyre.

Teksa po luhej pjesa e parë, tarraca e ndërtesës është shembur duke qenë se një numër i madh tifozësh ishin ngjitur për të parë ndeshjen jashtë stadiumit.

Për fat të mirë, ka pasur vetëm lëndime të lehta, dhe nuk bëhet fjalë për jetë në rrezik.