Skip to content

VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares asiston, Benzema shënon

Mario Mitaj vazhdon të kalojë një formë të mirë me Al Ittihad në Arabinë Saudite, me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare që ka bërë protagonistin edhe në Kupën e Mbretit.

LEXO EDHE: FOTO/ Krah yjeve botërorë, Mario Mitaj në formacionin e Kualifikueseve të Botërorit

Në sfidën çerekfinale kundër Al Shabab, 22-vjeçari u fut nga stoli në minutën e 65’, ku takimi ishte 2-1.

Në minutën e 87’ të takimit, me një kros mjaft të bukur, Mitaj nxori zbuluar Benzemanë, i cili i vetëm përballë portës kompletoi tripletën e tij personale.

Mitaj numëron këtë sezon një gol në kampionat, ndërsa në Kupë, ky ishte asisti numër 2.