Skip to content

VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares i tremb të gjithë, bie në tokë dhe…

VideoCapture 20251127 200326


Ivan Balliu duket se nuk po përjeton një moment të lumtur në kompeticionet europiane në këtë sezon.

Pak javë më parë, pamjet e tij duke u përplasur publikisht me trajnerin e Rajo Vajekanos në pankinë bënë xhiron e rrjetit.

Sot, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim që tronditi jo pak fillimisht shokët e skuadrës në momentin kur e panë duke u rrëzuar në tokë.

Në pjesën e parë të ndeshjes së Ligës së Konferencës ndaj Slovan Bratislavës, Balliu po tentonte të kapte një top në ajër para pankinës.

Por ndërhyrja e kundërshtarit bëri që ai të rrotullohej dhe të binte në mënyrë të frikshme me kokë në tokë duke mbetur i palëvizur në anë të fushës.

Menjëherë ndërhyri stafi mjekësor i skuadrës, teksa Balliu më pas nisi të lëvizte mes dhimbjeve, ndërsa shokët e skuadrës ishin të alarmuar për disa çaste. Ai u zëvendësua menjëherë nga trajneri, ndërsa u dërgua në dhomat e zhveshjeve.