ARRSH dhe IKMT kanë mbyllur të gjitha hyrje daljet në aksin nacional Lushnjë-Rrogozhinë.

Përpara çdo banese por edhe biznesi janë hapur kanale nga fadroma per të ndaluar daljet. Banorët jane të irrituar për faktin se u bllokohet dalja nga banesa, ndërsa bizneset e kane të pa mundur të kryejne aktivitetin.

Nuk ka rrugë dytesore dhe as mbikalime për në anën tjetër të rrugës. Shumë prej tyre kanë mbi 20 vjet që jetojne buzë autostrades.

Në dy krahët e rrugës shtrihen tokat bujqësore dhe për mjaft familje kjo rrugë kalohet deri në 10 herë në ditë. Në aksin Rrogozhinë-Lushnjë në gjatësinë prej 16 km janë ndërtuar për 20 vite me dhjetëra biznese dhe shtëpi banimi.

I lartë në këtë aks është dhe numri i aksidenteve me vdekje sepse banorët kalojnë përmes rrugës automobilistike. Mbyllja e hyrje daljeve të paligjshme në këtë gjatësi rrugore do të pasohet dhe me mbylljen e hyrje daljeve në autostradën Lushnjë Fier.

“Në rrugë s’kemi nga hymë, ska rrugë dytësore vetëm po blemë një dron.

Se ku do dalim ne të vijë shteti dhe ai I gjati të na bëjë hall. Bashkia e Lushnjës na ka dhënë 0 informacion”-u shprehën banorët.

“Do vemë bllok, do apo nuk do kryeministri. Kemi fëmijët për t’i çuar në shkollë. Pa rrugë dytësore është turp pë rata që rrinë në karrige. Taksat i paguam dhe tani të ikim fare në Gjermani’-tha një tjetër.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re