Socialistët kanë shpërthyer në brohorima pas përfundimit të rezultatit të kutiës së parafundit për Këshillin Bashkiak në njësinë 5 në kryeqytet.

Rezultati ishte në favor të Partisë Socialiste dhe kjo nuk është pritur mirë nga vëzhguesit e Lëvizjes Bashkë, të Arlind Qorit.

Këta të fundit kanë shpërthyer në kor duke bërtitur: O Hajdutë!

Ndërsa nisën të bëjnë thirrje brenda qendrës së numërimit: “O sistem i korruptu, Ti të ardhmen po e vret, ju zyrtarët me kollare, vratë të ardhmen veç për pare.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re