Skip to content

VIDEO/ Me 145 km/h brenda në tunel, dalin pamjet e aksidentit të vëllait të Blerina Gjylametit, Elton Macolli u përgjum në makinë

REPORT TV ka siguruar videon ekskluzive të momentit kur Elton Macolli dy net më parë u aksidentua për vdekje në tunelin e Elbasanit me makinën me të cilën po udhëtonte me shpejtësi 145 km/h.

37-vjeçari si pasojë e shpejtësisë së madhe, tej normave të lejuara që po lëvizte brenda tunelit të aksit Elbasan -Tiranë goditi nga pas një maune, ndërsa më pas shpërtheu në flakë, pasi makina ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=BUf-wnGvmtI]
Si pasojë e aksidentit Elton Macolli, vëllai i deputetes Blerina Gjylamenti humbi jetën në vend.

Sipas policisë dyshimet kryesore janë se Elton Macolli mund të ketë qenë i përgjumur në momentin e aksidentit që i kushtoi jetën. /Shqiptarja.com