Një ngjarje tepër e rëndë tronditi ditën e djeshme Divjakën, aty ku 58 vjeçari Hekuran Rrasa qëlloi për vdekje gruan e tij, 45 vjeçaren Fëllënxa Rrasën dhe më pas vrau dhe veten.

Kushtet e vështira ekonomike dyshohet të kenë qenë shkaku i këtij akti të rëndë të ndërmarrë nga kryefamiljari, i cili punonte prej dy vitesh në bashki.

Mëngjesin e sotëm, kanë folur për mikrofonët e Fax News, disa të afërm të çiftit Rrasa, të cilët pranojnë kushtet e vështira ekonomike të çiftit, por shtojnë se kjo ishte diçka që nuk e prisnin.

Një e afërme thotë se më shumë i vjen keq për 45 vjeçaren sesa për kryefamiljarin. Ajo thotë se e ndjera kishte mbajtur vjehrrën për një vit e gjysmë në shtrat dhe ishte përkujdesur mjaft mirë për të.

Deklaratat e atë afërmëve:

I afermi 1: Hekurani ishte në punë në bashki. Jemi habitur. Nuk dimë asgjë. Unë e di që nuk ka pasur armë. Ai paska pasur një armë gjahu. Kjo ishte bashkëshortja e dytë. U tronditëm se ishte e pabesueshme. Ku ndodhi, si ndodhi. Unë i kam krushq këta. Kam dhënë motrën te fisi i këtyre. Nuk kishim dëgjuar ndonjë llaf.

I afermi 2: Ne jemi kushërinj me të. Ta lavdëroj se lavdëroj dot. Ta shaj se shaj dot. E dinë vetë ata. Janë mbyllur të gjitha hallet që kanë pasur. Ne e kemi shtëpinë andej, çfarë u ndodhi i mbylli vetë hesapet e veta ai.

I aferi 3: Nuk dimë asgjë. E kemi mik. Familja jetonte në kushte skandaloze. Rreth dy vite punonte në bashki. Merreshin me blegtori dhe ato u prishën. Unë e kam krushk. E kam kunatë të motrën.

E afermja: Më shumë më dhimbset ajo se ai. Pati vjehrrën deri tani, një vit e gjysëm e mbajti në dyshek dhe e kishte xixë. Unë them nga fukarallëku. Ne na tha çuni, e kishte parë në internet. E kam vëllanë e kunatës. Burrat vëllezër. Zonja nuk punonte. Kishte lopë, merrej me blegtori.

Mbrëmjen e djeshme, Hekuran Rrasa qëlloi për vdekje gruan e tij Fëllënxa Rrasa. Ajo u qëllua me armë gjahu në mjekër, duke i shkaktuar dëme të mëdha në fuytyrë. Më pas 58 vjeçari ka qëlluar dhe veten. Fax Neës ka siguruar pamje të rënda nga vendngjarja, ku shihet pellg gjaku në shtëpinë që reflekton kushtet e vështira ekonomike të çiftit. Të ndjerit kishin një djalë së bashku, i cili është shokuar kur ka gjetur prindërit e vdekur. Duke folur për Fax Neës një ditë më parë, djali tha se ndodhet në mes të rrugës dhe kërkon ndihmë nga zoti. (Lexo edhe)

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re