Ditën e sotme, kreu i PD, Lulzim Basha, ka vijuar me fushatën e tij elektorale në Fier.

Takimi u proreklamua me entuziasëm dhe thirrje, por në fakt nëse i referohemi pamjeve të filmuara me dron tregojnë qartë se Basha ishte rrethuar vetëm nga një grusht njerëzish, ku kishte shumë minorenë.

E gjithë kjo situatë krijoi një kaos, saqë deklaratat e Bashës nuk u dëgjuan fare dhe askush nuk e kuptoi se çfarë tha në Fier.Ashtu siç hyri ashtu doli nga Fieri.

Gjithashtu nga entuziazmi i madh Basha u ngjit sërish mbi makinën e tij tip Range Rover duke e perdorur si “podium”, nga ku ka përshëndetur qytetarët me dy gishta.

Makina e tij Range Rover e cila kushton 100 mijë euro, u përdor nga Basha si podium për të mbajtur fjalimin e tij, gjë që e bën atë mbajtësin e podiumit më të shtrenjtë në botë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re