Skip to content

VIDEO/ Me duar dhe zërin që i dridhen, Xhetan Ndregjoni pyet nënat ministre: Ju çoni fëmijët në shkollë, po ata që janë burgosur në Al-Hol do i braktisni?

 

Para kryeministrisë po zhvillohet një protestë për të gjithë fëmijët shqiptarë që ndodhen të bllokuar në Siri. Këtë protestë e thërriti Xhetan Ndregjoni, daja i Evës dhe Endrit Dumanit, me anë të një postimi në rrjete sociale ku kërkonte që populli të ngrihej për të kërkuar riatdhesimin e fëmijëve.

Familjarë dhe qytetarë kanë mbërritur para kryeministrisë teksa mbajnë pankarta të ndryshme në duar, një prej të cilave shkruan: “Të harruar në Siri, ktheni fëmijët në shtëpi.”

Teksa mbante një letër në dorë dhe i dridheshin duart, Xhetan Ndregjoni ka folur para mediave duke thënë: “Këto nëna deputete, ministre, zyrtare a janë të shqertësuara për 16 mijë fëmijët në kampin Al-Hol që nuk dihet si gdhihen e ngrysen. A i vret pak ndërgjegjia. A kanë ndërgjegje këta njerëz që sot cojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe 61 fëmijë janë në burgun Al Hol dhe nuk dihet ku do i cojnë. ne kërkojmë zgjidhje institucionale ose një përgjigje. Do i marrë shteti këta fëmijë apo do i braktisë përfundimisht.

Do angazhohet për rikthimin e tyre fëmijëve apo do i braktisë. Nëse do i braktisë, të thojë i kemi braktisur dhe ne nuk do ti braktisim. Janë 61 fëmijë që thërrasin, kërkojnë ndihmë. Ju lutem na ndihmoni të kthehemi në Shqipëri. Ne jemi shqiptarë, asnjë prej nesh nuk e harron momentin kur gazetari Jul Kasapi shkoi nëkamp dhe pyeste a ka shqiptarë këtu.

Ata fëmijë thërrisnin “jemi këtu”. Ishte Eva që iu afrua e para që i tha “jemi shqiptarë, jemi me fëmjë të vegjël, ata janë bij shqiptarësh”. Të gjithë bashkë ti kërkojmë falje që nuk i rritëm dot këtu se shteti i lejoi të iknin në luftë. Të gjithë së bashku mund ti kthejmë ata fëmijë dhe të thajmë lotët e këtyre nënave e familjarëve. Nuk di cfrarë përgjigje ti jap Evës. Mos coftë njeri dajë në këtë hall. Ju lutem të gjithë institucioneve të punojnë për riatdhesimin e fëmijëve dhe të japin një përgjigje se cfarë do bëhet me ta.”