Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të takimit të radhës së Forumit Ekonomik.

Tre liderët e Ballkanit Perëndimor kanë bërë një shëtitje së bashku në rrugët e Shkupit. Gjatë kësaj ecjeje ndodhej edhe Petre Shilegov, Kryetar i Bashkisë së Shkupit.

Në disa momente u ndërprenë nga qytetarët , kryesisht për të bërë foto. Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

Një vajzë e re i thotë në shqip “a mund të bëjmë një selfi” dhe Kryeministri Rama ja kthen paksa me përtesë “Po hajd mo e bëjmë”.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, vizita e Kryeministrit Rama në Shkup është në kuadër të Forumit Ekonomik me sesionin “Ballkani i Bashkuar”, që me sa duket do të jetë dhe emri i ri i asaj që njihet deri tani si “Minishengeni”, ose “Shengeni Ballkanik”.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re