Shoferët e dy motorëve të ujit janë me fat që janë gjallë, për faktin se u përplasën  në mënyrë direkte gjatë akrobacioneve të tyre në ujë, duke bërë që presioni i goditjes t’i hedhë lart dhe të përfundojnë në ujë.

Pamjet e kapura në lumin Otava, Ontario, tregojnë motorët e ujit  që përplasen me njëri-tjetrin, ndërsa motoristët fluturojnë dhe përfundojnë në ujë.

Video fillon me entuziazëm nga personat që filmojnë dhe vetëm pak çaste më vonë 2 motorët shihen që përpalsen, ndërsa njëri nga personat e pranishëm bërtet: “O Zoti im!”

Sidoqoftë, askush nuk u lëndua gjatë incidentit, thanë personat që po filmonin videon.

Gjatë klipit, të dy motoristët garojnë në drejtim të njëri-tjetrit.

Personi që po filmonte tha : “Ne e kemi parë këtë trend në internet dhe ata donin ta provonin.”

Duke komentuar incidentin, z. Bouvier më vonë i tha Grind TV: “Në të vërtetë, unë isha më i shqetësuar për koston e motorëve  sesa dëmtimet tona, por pasi e mendova, besoj se mund të kishte rezultuar me dëmtime vërtet të këqija, nëse jo vdekja”

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb