Kjo është mënyra sesi fëmijët e Thethit shkojnë  në shkolle. Në një urë me dërrasa të kalbura e që lëkundet në çdo hap, prindërit me fëmijët në shpinë përshkojnë këtë urë me frikën e shembjes së saj .

Nëse kalon mbi këtë urë, në çdo hap ndjen kërcitjet e dërrasave të kalbura, ndërsa mungesa e parmakëve anësorë e bën edhe më të rrezikshëm qarkullimin në të.

Ndërkohë  më e vështirë  behet situata gjatë reshjeve, kur lumi mbushet aq shumë nga uji, sa që arrin edhe në nivelin e urës duke rrezikuar jetët e tyre dhe sidomos të fëmijëve të tyre.  Ata janë të detyruar të jetojnë çdo ditë me frikë, duke ecur mbi urën e vetme që kanë për sëmundje, mort e gëzime. Për me tepër fëmijët kanë dy javë që nuk bëjnë mësim pasi mësuesit nuk shkojnë atje për shkak të bllokimit të rrugës.

Një nga familjarët shprehet se shkolla ka që prej 11 janarit të mbyllura ndërsa thekson se këtë të hënë pranë ambienteve të shkollë ka ardhur një mësueses e cila është për fëmijët me aftësi kufizuara. Ata i bëjnë thirrje institucioneve që të dërgojnë mësuesit përkatës sipas profileve të nxënësve.

“Kjo është shkolla Mehmet Shpendi në Dukagjin, që prej datës 11 janar nuk ka ardhur asnjë mësuese dera është ende e mbyllur. Sot ka ardhur mësuese Maria e respektojmë dhe e falënderojmë shumë, por ajo nuk mund t’i përfaqësojë këta fëmijë, por është për ata që janë me aftësi të kufizuara, në këtë grup ne nuk kemi asnjë nxënës me aftësi të kufizuara i kemi shëndosh shyqyr Zotit dhe as sot nuk ka kush u bën mësim. Mësuesja nuk është e profilit të këtyre nxënësve, ka qenë një tjetër mësuese por është larguar e di drejtori janë punët e tij. Përsëri dhe sot ne duket të çojmë përsëri fëmijët tek shtëpia”- u shpreh familjari/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re