Skip to content

VIDEO/ Me kushtetutë në dorë, të gjithë ministrat në rradhë njëri pas tjetrit u betuan para presidentit Meta të cilin e kishin shkarkuar 3 muaj më parë

Para 3 muajsh, konkretisht në datën 9 Qershor të këtij viti, morën vendimin për të shkarkuar nga posti presidentin Ilir Meta. Vendimi i marrë shkoi në Gjyatën Kushtetuese dhe që prej atëherë asnjë vendim nuk është marrë lidhur me këtë situatë. Gjithsesi duke qenë se Meta, ditën e enjte bëri dekretimin e ministrave të zgjedhur nga Rama, ditën e sotme priti në presidencë për të bërë betimin në mënyrë që të marrin zyrtarisht postin.

Pavarësisht konfliktit që kanë pasur për muaj me rradhë, të gjithë ministrat me në krye kryeministrin Edi Rama u paraqitën në presidencë dhe u betuan para presidentit Meta duke mbajtur në dorë kushtetutën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb