Gjirokastër

Tentoi të vidhte një shumë parash në recepsionin e spitalit, falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, vihet në pranga 34-vjeçari, Armand Risti.

Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e spitalit rajonal në Gjirokastër, një shtetas po tentonte ti vidhte një shumë parash recepsionistes, nën kërcënimin e një sendi të fortë, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcën “Shqiponja”, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes profesionale dhe të menjëhershme kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit A. R., 34 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një send plastik (pistoletë lodër).

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re