Mëngjesin e kësaj të enjteje gjyqtarja e arrestuar e Krujës, Enkelejda Hoxha ka mbërritur në KLGJ, për herë të dytë brenda javës, me pranga në duar.
Gjyqtarja do të japë konkluzionet e saj për kërkesat që ka paraqitur Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për shkarkimin e saj nga statusi i magjistratit.
Hoxha është shoqëruar nga efektivë të policisë me një fugon të Drejtorisë së Policisë, ndërsa shihet e rrënuar pas arrestimit të saj.
Gjyqtarja e ka apeluar disa herë masën e sigurisë arrest me burg, për shkak se ka një fëmijë autik në përkujdesje, dhe një tjetër vajzë të mitur, por Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e saj.
Gjyqtarja Hoxha cilesohet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar më herët masën e sigurisë arrest në burg për shtetasen Enkelejda Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.
Hoxha ka liruar nga burgu Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.
/faxweb
