Ky është momenti ku autori i masakrës në Tiranë Dan Hutra mbërrin në drejtorinë e policisë së Tiranës. Arrestimi i tij u vë i mundur pas disa orësh arrati pasi ekzekutoi tre gra dhe plagosi tre të tjera. Ai u kap në zonën e landfillit. Në Astir ai plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi.

Më pas shkoi në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij. Aty kreu masakrën. Vrau ish kunatën dhe të fejuarën e ish kunatit dhe plagosi ish partneren dhe nënën e saj. Më pas shkoi në Kamëz në shtëpinë e Etleva Kurtit ku e ekzekutoi 31-vjeçaren në oborrin e shtëpisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re