Familja Karraçi nga Kruja përbëhet nga 7 anëtar dhe jetojnë në një godinë të pabanueshme që edhe ajo s’është e tyre, ndërsa apelojnë përmes Faxweb.al t’ju vihet në ndihmë nga autoritetet.

Banesa ku jetojnë është dëmtuar që nga nëntori për shkak të tërmetit, ndërsa autoritetet deri më tani nuk kanë dhënë asnjë përkrahje ndaj tyre, dhe për këtë apelojnë edhe ndaj artyre që kanë mundësi t’ju vijnë në ndihmë.

Kryefamiljari, Bujar Karraci shprehet se pavarësisht se banesa është e pajetueshme dhe e rrezikshmë për të, 3 fëmijët e mitur përkatësisht 6-vjeç, 4-vjeç dhe 9 mujash, si dhe bashkëshorten e dy prindërit e moshuar, për godinën e amortizuar paguajnë edhe qera.

Në pamjet e mëposhtme duket drama që përjetojnë çdo ditë 7 anëtarët e kësaj falmiljeje, ndërsa fëmijët e mitur bëjnë apel për ndihmë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re