Automjeti tip “Audi” e drejtuar nga Erigers Mihasi mbrëmjen e atentatit që i mori jetën të riut dhe shokut të tij Armand Dumani, është nisur drejt pikës së bllokinit.

Mëngjesin e sotëm ajo është larguar nga ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës aty ku po qëndronte prej të shtunës së kaluar, pasi ekspertiza ndaj saj ka përfunduar.

Në automjetin e Mihasit, me targë AB008EM, janë konstatuar përveç shenjave të gjakut edhe gjurmë të shumta plumbash, mes të cilëve 7 gëzhoja janë gjetur brenda saj dhe disa të tjera brenda perimetrit të ngushtë të krimit.

Nga ana e grupit hetimor vijon këqyrja e pamjeve filmike, marrja e dëshmive dhe kontrollet në banesa dhe ambiente ku ka dyshime se mund të fshihen autorët.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re