TIRANE-Policia Rrugore në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sigurisë në rrugë ka ushtruar gjatë natës kontrolle në autostradën Tiranë-Durrës.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ Policia e Shtetit njofton se brenda 4 orëve janë hequr 15 leje drejtimi për drejtuesit e mjeteve që ecnin me shpejtësi skëterrë.“Ne autostraden Tirane-Durres.Me Radar me Policine Rrugore te Tiranes, per te parandaluar aksidentet rrugore.Kontrolle te panderprera ne cdo dite te javes /dhjetra Leje Drejtimi pezullohen/sensibilizim perdite e perseri ka shume drejtues mjetesh qe abuzojne me shpejtesine e alkoolin ne timon.Per rreth 4 ore / 15 Leje Drejtimi per shpejtesi nga 141 km/h deri ne 189 km/h.Qellimi jone nuk eshte pezullimi i Lejes se Drejtimit, as sasia e masave administrative, por vetem e vetem parandalimi i aksidenteve rrugore.Per rritjen e parametrave te sigurise ne rruge eshte mobilizuar 24/24 h Policia Rrugore e Tiranes.Reklamimi i shkeljeve te ndryshme te Kodit Rrugor ka nje qellim te vetem: Sensibilizimin e drejtueseve te mjeteve dhe te kembesoreve per zbatim te rregullave te qarkullimit rrugor, me qellim qe te shpetojme jete. Siguria e jetes ne rruge/primare per Policine Rrugore te Tiranes.”, thuhet në njoftimin e policisë(ed.me/)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re