Një 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk behet publik nga policia është shpallur në kërkim pasi rezulton autor i një vjedhjeje të një kasafortë në afërsi të rrugës “Siri Kodra”, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur të dielën, datë 1 tetor.

 

Hajduti shfaqet duke ngjitur shkallët për të kryer vjedhjen e kasafortës në banesën e një kryefamiljareje të vetme. Autori ngjitet me skafandër. Pasi hyn në banesë dhe merr kasafortën, hajduti zbret qetësisht, por me skafandër në kokë.E njëjta skemë është përdorur dhe herë të tjera nga 33-vjeçari.

 

Ai është arrestuar disa herë për veprën penale të vjedhjes. Hera e fundit ishte 1 vit më parë kur kreu një grabitje të ngjashme me grabitjen e fundjavës.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re