Lideri i opozitës ruse ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa një deklarat5ë e fortë është bërë nga zëdhënësja e tij e cila tha se dyshohet të jetë helmuar.

Aleksej Navalny që drejton fushatën antikorrupsion, është ndjerë keq gjatë një udhëtimi me avion i cili bëri ulje të detyruar në Omsk. Zëdhënësja e tij tha se dyshojnë se atij i kanë hedhur diçka në çaj.

Një burim nga spitali konfirmoi se Navalny është në gjendje të rëndë. 44-vjeçari është një nga kritikët kryesorë të presidentit Vladimir Putin.

Nga ana e këtij të fundit, mediat vendase nuk raportojnë të ketë pasur një reagim, qoftë në lidhje me shëndetin e kundërshtarit të tij, apo me përgënjeshtrimin e akuzave.

Në qershor ai quajti votimet për reformat kushtetuese si një “grusht shteti” dhe “një dhunim i Kushtetutës”. Reformat i dhanë mundësi Putin të qëndrojë në detyrë dhe për dy mandate të tjerë./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re