Një operacioni i madh antidrogë u zhvillua në Itali dhe Shqipëri, ku janë lëshuar 52 urdhër arreste, mes tyre edhe zyrtarë. 

Sipas mediave italiane, të cilat kanë publikuar edhe pamjet e operacionit janë sekuestruar edhe pasuri me vlerë miliona euro.

Hetimi u krye me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë Shqiptare – me urdhër të autoriteteve së Barit dhe SPAK në Tiranë.

Akuzat për personat janë për trafikimi ndërkombëtar i sasive të mëdha të narkotikëve,  pastrimi i parave dhe shpërdorimi i detyrës.

Operacioni synon luftën kundër trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat qarkullojnë sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko