Fitorja e 25 prillit duket se ka qenë e parashikuar më herët nga kryeministri Edi Rama.
Ai më 10 prill ka qenë në Kuç të Vlorës në kuadër të fushatës elektorale ku bëri dhe parashikimet mbi zgjedhjet e 25 prillit për çdo qark dhe e quajti këtë “Memorandumi i Kuçit”.
“Ne do marrim 74 deri në 78. Pastaj po bëri ky ndonjë tërmet të madh shkojmë edhe 80. Kukës 1, Dibër 3, Shkodër 4, Lezhë 3. Tirana 19, Elbasan 8, Korçë, 6, Berat, 5, Fier, 10, Vlorë, 9, Gjirokastër, 3, 79, u bëtë të gjithë si Luli. Tani, unë iu thash 74, deri në 78, tani.
Këta zotërinj që ta dish ti, këtu, në zonën poshtë penalltitë i gjuajmë ne, ndonjë penallti është në shtyllë, rezultati final 74 deri 78.
Votat tek numri 12. Noteri është Damian Gjiknuri. Damian firmose. Mos e firmos nëpër lule që të thonë nuk ka firmosur. Memorandumi I Kuvendit Zakonor Kuç” tha Rama.
Pasi e firmosi memorandumin në një mbulesë tavoline Rama e lexoi para banorëve duke i kërkuar atyre të mos grumbullohen.
“Tani ju jeni mbledhur këtu. Ne jemi kundër grumbullimeve. Nuk ju shpërndajmë dot me polici se na hapni ndonjë luftë tjetër. Tani do ju lexoj memorandum.
Damiani është noteri i memorandumit. Aneks/ PS fiton nga 74 deri në 78. Votoni nr 12. Firmosur nga Edi Rama.
Noterizuar nga noteri i tërmeteve. Kur të vijmë ta inaugurojmë sheshin e Kuçit këtu do ta lexojmë prapë”, u shpreh kryeministri më herët.
Drejtuesi i qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri e risolli sot këtë moment ku shkruan:
“Disa nuk e morën me seriozitet “Memorandumin e Kuçit” të datës 10 Prill por ja që rezultati i zgjedhjeve e konfirmoi krejt të saktë”, nënvizon Gjiknuri.
