Reperi Stresi, siç dihet është edhe një mbështetës i flaktë i ish-kryeministrit Sali Berisha. Menjëherë pasi u kthye nga Anglia, këngëtari ka vazhduar të shoqërojë Berishën nëpër “foltoret” që do të mbajë me simpatizantët e PD nëpër rrethe.

Stresi u shfaq me një tufë trëndafilash ngjyrë blu në dorë të cilat ja dhuroi ish-kryeministrit pasi ky i fundit kishte ditëlindjen ditën e sotme dhe mbushte 77 vjeç.

Bie në sy fakti që kur u largua nga Shqipëria, këngëtari ishte një person i shpallur në kërkim nga policia për trazirat e shkaktuara në protestën kundër vrasjes së Klodian Rashës, ndërsa tashmë lëviz lirshëm nëpër Shqipëri pa u ndaluar në asnjë moment.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re