Një banesë dy-katëshe në qendër të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët. Objekti ndodhet pranë Muezut Arkeologjik.

E gjithë banesa, në të cilën jetojnë tre vëllezër është përfshirë nga flakët ndërsa mbetet e paqartë nëse ka pasur apo jo njerëz brenda.

Shkak për rënien e flakëve dyshohet ndezja e zjarrit për tu ngrohur pasi banesa nuk ka patur energji elektrike.

Dy zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. (A.M/Faxweb.al)



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re