Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të enjte e ka nisur me një mesazh mbi rëndësinë që ka arsimimi i brezave të rinj.

Kryesocialisti në këtë muaj zgjedhor ka zgjedhur që të postojë në profilin e tij në Facebook një video nga rindërtimi i shkollës ”Shaqe Mazreku”.

Ndër të tjera në postimin e tij ka shkruar një fjali të ngjashme me moton e PD ”Shqipëria e ardhmja jonë”, vetëm se në këtë rast ka futur dhe fjalën fëmijë.

”Shqipëria dhe fëmijët e ardhmja jonë, si një diell i vetëm”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re