Skip to content

VIDEO/ Mesfushori i kombëtares shënon gol në Turqi

Qazim Laçi ka shënuar gol me Rizespor, në fitoren 3-0 ndaj Eyupsor, në ndeshjen e kampionatit turk.

Mesfushori i kombëtares mori përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe nga pika e bardhë u tregua i saktë, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Laçi ishte një nga më të mirët në fushë, me paraqitjen e tij që u vlerësua me notën 8.5.

29-vjeçari, në sezonin e parë në Turqi, ka shënuar 2 gola, sakaq ka dhuruar edhe 3 asiste.